Lufta 20-mujore e ushtrisë izraelite me Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – ka vazhduar, pavarësisht se Izraeli e ka hapur një front të ri lufte me Iranin.
Kjo është dita e dytë radhazi që Irani kryen sulme ajrore në Izraeli, si përgjigje hakmarrëse për një sulm shkatërrues që Izraeli i kreu një ditë më herët kundër objekteve të lidhura me programin bërthamor të Teheranit.
Izraeli ka pretenduar se sulmet ajrore të ndërmarra më 13 qershor kanë vrarë katër gjeneralë të lartë të ushtrisë iraniane, përfshirë tre prej tyre nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), forca ushtarake më e fuqishme në vend.
Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli – ka dështuar në misionin e tij, në aspektin humanitar, thanë Kombet e Bashkuara më 13 qershor.
Izraeli thotë se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran më 13 qershor. Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Fotografitë dhe pamjet nga vendngjarja tregojnë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara.
Mbetet e paqartë nëse sulmi izraelit ka arritur qëllimin kryesor: dëmtimin e programit bërthamor të Iranit, për të cilin Izraeli pretendon se është pranë prodhimit të armëve
Izraeli ndërmori sulme ndaj Iranit për të penguar atë që kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti kërcënim ekzistencial. Në mesin e objektivave ishte një qendër komande e Gardës Revolucionare të Iranit në Teheran.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli kreu një operacion ushtarak, synimi i të cilit ishte “frenimi i kërcënimit të Iranit ndaj vetë mbijetesës së Izraelit”.
Autoriteti Palestinez tha se do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, me shpresën për të ringjallur një proces të paqes që prej kohësh është bllokuar.
Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme ajrore në jug të Libanit. Të mërkurën, gjatë një sulmi ajror izraelit në një qytezë në jug, u vra një person, tha Ministria e Shëndetësisë së Libanit.
Bisedimet për programin bërthamor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë hasur në një pengesë të pazakontë: data e takimit të radhës. Ndërsa Washingtoni insiston për 12 qershor, Teherani preferon 15 qershor në Muskat.
Dy ministra të Qeverisë izraelite, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, janë sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të deklaratave të tyre për Gazën.
Shfaq më shumë